Bashkimi Europian nuk duhet të “lëkundet” dhe duhet ta “sqarojë” marrëdhënien strategjike me Pekinin.
Kryediplomati kinez, Wang Yi u tregua i prerë gjatë një takimi me shefin e diplomacisë europiane, Josep Borell.
Gjermania, ekonomia më e madhe e Europës, pohoi dy ditë më parë se planifikon t’i ulë tensionet në lidhjet me Kinën. Por liderë të tjerë të bllokut, – të shqetësuar nga ndikimi kinez dhe marrëdhënia e afërt e Pekinit me Rusinë – kanë bërë thirrje për uljen e varësisë ndaj tij..
“BE-ja duhet… të sqarojë pozicionin e partneritetit strategjik në mes të të dyja palëve dhe të promovojë marrëdhënie Kinë-BE, për të ecur përpara”, i ka thënë Ëang Borrellit, gjatë përballjes në kuadër të një samiti të organizuar në Xhakarta.
“Nuk duhet të ketë lëkundje, e aq më pak inkurajim të fjalëve dhe veprimeve që na kthejnë mbrapa”, citohet të ketë thënë kryediplomati kinez. Vetë Borrell, e kritikoi Kinën pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në muajin prill.
Disa vende të BE-së shqetësohen për rolin e Kinës dhe nisjen e një lufte tregtare, teksa të tjerë besojnë se tani është koha për të vepruar e për të mbrojtur sigurinë ekonomike të bllokut.
Brukseli dëshiron ta përcaktojë qasjen e tij ndaj Kinës, duke i balancuar shqetësimet për varësi të madhe ndaj këtij shteti, por edhe për t’i ruajtur lidhjet me ekonominë e dytë më të madhe në botë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shprehur muaj më parë se qasja e BE-së ndaj Kinës është e tillë që synon më teopër shtensuionimin sesa shkëputjen, meqë blloku ende synon të bëjë tregti me Pekinin.
“Nuk ka konflikte në interesat kyçe në mes të Kinës dhe BE-së”, ka thënë Wang.
Top Channel