BOTA

Lëshohen 113 urdhërarreste lidhur me ndërtimet në zonën e prekur nga tërmeti në Turqi

Zyrtarët thonë se janë lëshuar 113 urdhërarreste në lidhje me ndërtimin e godinave që u shembën në tërmetin e së hënës në Turqi.

Policia turke ka marrë tashmë të paktën 12 vetë në paraburgim, duke përfshirë kontraktorët e ndërtimit.

Krahas kësaj, pritet që të bëhen edhe më shumë urdhërarreste për të njëjtën çështje kurse, po bëhet përpjekje që të bëhet devijim i fajit lidhur me masën e fatkeqësisë atje.

Për vite, ekspertët paralajmëruan se shumë ndërtesa të reja në Turqi janë të pasigurta për shkak të korrupsionit endemik dhe politikave qeveritare.

Këto politika lejuan të ashtuquajturat amnisti për kontraktorët që morën masa ndaj rregullave të ndërtimit, me qëllim që të inkurajonin një bum ndërtimi – duke përfshirë rajonet e prirura për tërmete.

Mijëra ndërtesa u shembën gjatë tërmetit, duke ngritur pyetje nëse ndikimi i fatkeqësisë natyrore u keqësua nga lëshimet që u bën, raporton BBC.

Numri i njerëzve të konfirmuar se kanë vdekur në Turqi dhe Siri është rritur në më shumë se 28,000.

Në ditën e gjashtë pas goditjes së tërmetit, gjendja po bëhet gjithnjë e më e dëshpëruar.

Të shtunën, shpëtuesit gjermanë dhe ushtria austriake pushuan operacionet e kërkimit për shkak të përleshjeve midis grupeve pa emër në provincën Hataj. Siguria pritet të përkeqësohet ndërsa furnizimet ushqimore po pakësohen, tha një shpëtues.

“Ka agresion në rritje midis fraksioneve në Turqi,” tha nënkoloneli austriak Pierr Kugelvajs. “Shanset për të shpëtuar një jetë nuk kanë lidhje të arsyeshme me rrezikun e sigurisë.”

Kërkimi për të mbijetuar rifilloi nën mbrojtjen e ushtrisë turke.

Anembanë Turqisë jugore dhe Sirisë veriore, miliona janë të pastrehë dhe temperaturat vazhdojnë të bien nën 0.

OKB ka paralajmëruar se më shumë se 800,000 vetë janë pa ushqim të mjaftueshëm dhe agjencia e saj e ndihmës në terren po paralajmëron se numri përfundimtar i të vdekurve nga tërmeti ka gjasa të dyfishohet.

Në Siri, numri i të vdekurve tani është më shumë se 3,500 – por shifra të reja nuk janë publikuar që nga e premtja.

Shpresa për të gjetur shumë të mbijetuar të tjerë po venitet, pavarësisht nga disa shpëtime të pabesueshme.

Midis të shpëtuarve nga gërmadhat të shtunën qenë një familje prej pesë vetash në provincën Gaziantep të Turqisë dhe një vajzë shtatë-vjeçare në Hataj, e cila kaloi 132 orë nën rrënoja.

Related posts

Pamje të çmendura nga festivali veror i vrapimit me demat në Pamplona të Spanjës (fotot)

admin

Argëtim me mbetjet e luftës! Fëmijët në Ukrainë pikturojnë mbetjet ushtarake

admin

Motra mbron vëllanë gjatë pritjes 36-orëshe për ndihmë pas tërmetit

admin

Leave a Comment