KOSOVË

Qeveria zdraVo e ka vendin në Beograd

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka reaguar edhe një herë mbi audio-iniczimet ku konfirmohet se Kusari Lila- Simiq.

Ai përmes një postimi në Facebookk thotë se pushtetarëve u doli në shesh bashkëpunimi i tyre me strukturat kriminale serbe dhe është e natyrshme që të tillët Radojçiçin e quajnë partner, ndërsa sipas tij partnerët ndërkombëtar që na ndihmuan në çlirim të vendit i cilësojnë si të padëshirueshëm e naiv.

“Nga fëlliqësia që i ka kapluar, manipuluesit janë shfrenuar dhe tentojnë të prodhojnë situata e kriza të ndryshme për ta larguar vëmendjen e popullit nga problemet reale, që nga çmimet e produkteve elementare e deri tek poshtrimi dhe dhunimi i sovranitetit dhe humbja e aleateve strategjik.”, shkroi Lushtaki.

Ai po ashtu reagoi edhe mbi arrestimin e Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukaj të dyshuar për korrupsion.

“Pak nga fëlliqësia e tyre u shpërfaq edhe në mëngjesin e sotëm, pasi u arrestuan dy funksionar të qeverisë zdraVo të dyshuar për korrupsion, e të njejtëve iu sekuestruan rreth 60 mijë euro.Populli i Kosovës do të zgjohet dhe nuk do ta lejoj zhbërjen e shtetit dhe akomodimin e interesave e Radojçiçit e Vuçiçit.Qeveria zdraVo e ka vendin ne Beograd.”, përfundoi Lushtaku./21Media

Related posts

Vjosa Osmani sot bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit

Gjyla Halili

FRONTEX do të sigurojë tërë kufirin e Malit të Zi me vendet fqinje

admin

Nik Gjeloshaj fiton mandatin e dytë në komunën e Tuzit

admin

Leave a Comment