AKTUALE

Mexhiti për Lëvizjen e re: Do të jemi opozitë e fuqishme, do të prodhojmë efekt te shqiptarët

O do të shkojmë në shtëpi o do të themelojmë lëvizjen e re politike”. Izet Mexhiti nga Grupi i zjarrit edhe sot ka përsëritur qëndrimin e tij se do të formojë parti të re, duke treguar se e njëjta nuk do të jetë klasike, transmeton TV21.

I pyetur se a kanë një emër për partinë, Mexhiti me përgjigje:

Po mendojmë… Kur e kemi hapur debatin vijnë edhe iniciativa nga qytetarët. Nuk do të jetë parti klasike, por sigurisht do të jetë një lëvizje demokratike, e cila do të artikulojë mendimin ndryshe, zërin kundër brenda Bashkimit Demokratik për Integrim. Kjo nuk do të jetë diçka e keqe për shqiptarët, sepse nëse ndodhin zgjedhjet e parakohshme ose të rregullta, do të ketë një ndryshim pozitiv sipas parashikimeve të mija. Deri tani ka pasur një parti të fuqishme BDI dhe parti të vogla opozitare të cilat nuk e kanë luajtur rolin e opozitës, tani mendoj se do të ketë dy blloqe politike te shqiptarët – do të jetë një pozitë dhe opozitë e fuqishme që detyrimisht do të prodhojë më shumë efekt për shqiptarët”, tha Mexhiti në intervistë për “Vizion Plus”

Related posts

Grenell vazhdon kritikat: Kurti solli raportet Kosovë-SHBA në një pikë të ulët

Gjyla Halili

ORGANIZATA SHQIPTARËT E BASHKUAR NË DETROIT: MOS I MBËSHTESNI “PUÇISTËT” E GANES DHE TË KAMISHIT SE HASHIMI E KA MBYLLUR KARRIERËN E VET POLITIKE PO GJYKOHET NË HAGË PËR KRIME TË LUFTËS

admin

Bytyqi: Që nga viti 2017, Maqedonia është ngjitur për 80 vende në renditjen globale sipas Indeksit të Lirisë së Medias

Gjyla Halili

Leave a Comment