Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij në mbrojtje të popullit serb në veri, në rast të një sulmi.
“Sa të jetë e mundur le ta shmangim dhe të merremi me ekonominë, fabrikat, rrugët dhe hekurudhat. Sa për njerëzit tanë në Kosovë, nuk e di nëse e kam më të vështirë të flas me përfaqësuesit tanë, njerëzit në veri të Kosovës ose me njerëzit nga Beogradi ose me kolegët e mi që e kuptojnë mirë se çfarë po ndodh, ose me ata nga Brukseli që e dinë shumë mirë se ne e dimë se po na mashtrojnë”, tha Vuçiq.
Presidenti i Serbisë e ka vlerësuar si mashtrim vendimin e autoriteteve të Prishtinës për të reduktuar me 25 për qind praninë e policisë së Kosovës para ndërtesave të administratës komunale në veri të Kosovës.
Ai theksoi se teksa serbët presin Bashkimin e Komunave Serbe (USO) për më shumë se 10 vjet, javët e fundit po ndodhin arrestime dhe plagosje e serbëve nga anëtarët e policisë së Kosovës. Në lidhje me akuzat, Vuçiq kërkoi hetim.
“Askush nuk po bën hetim për këtë. As Prishtina, as EULEX-i, as NATO-ja, sepse lejohet të qëllojë mbi serbët dhe ata nuk janë përgjegjës për të qëlluar ndaj serbëve. Por nëse keni pasur këmishë, flamur apo nuk keni. si Kurti, Sveçlji, Bisljimi dhe dikush tjetër, do të arrestoheni dhe mund të kaloni gjashtë muaj në paraburgim. Për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ata i mbajnë njerëzit në burg në Brezovicë për një vit e gjysmë, vetëm për t’u larguar ne në Shtërpcë pa njerëz dhe që ata të bëjnë çfarë të duan”, tha Vuçiq.