AKTUALE

Lladrovci: Falë kontributit të jashtëzakonshëm të lobit shqiptar në Amerikë kemi arritje historike

Banner

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur veprimtarin e shquar të lobit shqiptar në Amerikë, njëherësh mësuesin e tij, Mehdi Hajdarajn.

“Ne jemi të bekuar me miqësinë dhe përkrahjen që na ofroi Kongresi Amerikan, Senati Amerikan dhe presidentët amerikanë, në veçanti nga Presidenti Bush e këndej, falë kontributit të jashtëzakonshëm të lobit shqiptar në Amerikë”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Krenar të pres në zyrë, mësuesin tim, atdhetarin e orëve vendimtare për fatin e Kosovës në Amerikë, Mehdi Hajdarajn.

Mësuesi Mehdi, shquhej për përkushtimin e tij si mësues dhe veprimtar i shquar, fati e lidhi me familjen e madhe të lobistit të jashtëzakonshëm, Xhim dhe Ramadan Xhema.

Diskutuam për takimet e para të lobit tonë me presidentët amerikanë, prej viteve ’80 e deri në ditët e sotme, kur në Tiranë, erdhi Presidenti Klinton.

Ne jemi të bekuar me miqësinë dhe përkrahjen që na ofroi Kongresi Amerikan, Senati Amerikan dhe presidentët amerikanë, në veçanti nga Presidenti Bush e këndej, falë kontributit të jashtëzakonshëm të lobit shqiptar në Amerikë.

Në këtë kohë të veprimtarisë së familjes Xhema, Mësuesit Mehdi dhe lobit tonë në Amerikë, kemi arritur disa nga synimet tona historike, çlirimin e Kosovës dhe njohjen e Pavarësisë nga Amerika me mbi 115 shtete nga tërë bota.

Faleminderit Mësuesi Mehdi për krejt çka keni bërë për Kosovën dhe kombin!

Banner

Related posts

Taravari me letër të hapur ambasadorëve: Të ngrisim një front perëndimor kundër murtajës së korrupsionit

admin

Abdulselam Selami: Heqja e Balancerit, në përkthim do të thotë prishje e harmonisë multietnike në institucionet publike!

Gjyla Halili

Athinë, një bombë shpërthen jashtë zyrave kompanisë së hekurudhave

Gjyla Halili

Leave a Comment