KOSOVË

Kjo vjen si rezultat i luftës së suksesshme ndaj krimit

Njëri nga deputetët e LVV-së të përfshirë në kaosin e sotëm në Kuvend, Armend Muja, ka thënë se PDK zgjodhi momentin tash, “sepse nuk duan ta lënë Kosovën t’i fitojë betejat që duket se do t’i fitojë”.

“Krimi i organizuar në 3 fronte: PDK sulmoi në Kuvend. Paterica PSD sulmoi jashtë Kuvendit. Baton Haxhiu e Berat Buzhala sulmojnë nëpër studio televizive e portale. E gjitha kjo vjen si rezultat i luftës së suksesshme ndaj krimit jo vetëm në veri por edhe në Prishtinë e kudo. Kumbarët e krimit, pavarësisht etnive, kanë mbështetur dhe mbështesin njëri-tjetrin. Ky është koncerti i krimit të organizuar i ditëve të sotme që në fakt është krimi i organzuar i gjithë viteteve të pasluftës që askush nuk ua prishi tymin e duhanit”, shkroi Muja në Facebook.

“Është i qartë frustrimi i tyre. Është i qartë shpërthimi i tyre”, shtoi ai.

Banner

Related posts

Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj Konjufcës për gazin lotsjellës

Gjyla Halili

Në Serbi po arrestohen kundërshtarët e Listës Serbe, një ish-polic në mesin e tyre

admin

Lladrovci: Stadiumi i Drenasit gati për ndeshjet ndërkombëtare

Gjyla Halili

Leave a Comment