Është e mahnitshme se edhe çfarë mund të ndiejë në barkun e nënës
Foshnjat dinë shumë gjëra dhe mësojnë shumë para se të lindin, për shembull si të gëlltisin, mund të thithin një gisht, të reagojnë ndaj stimujve të ndryshëm, të njohin zërin e mamasë, të kuptojnë kur burimi i dritës është i drejtuar drejt tyre, të frikësohen nga zhurmat e forta, të ndiejnë dridhjen dhe prekjen e stomakut, të bëjnë rrotullime kur duan të lëvizin etj.
Foshnjat mësojnë aftësitë që u nevojiten në momentet e para pas lindjes, kurse hulumtimet tregojnë që ato mësojnë edhe si të qajnë.
Në stomakun e nënës, foshnja është e rrethuar nga lëngu amniotik, i cili e mbron me siguri nga viruset, bakteret, acarimet e jashtme dhe të gjitha llojet e shqetësimeve, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, të qarit nuk bëhet vetëm me lot. Lotët do të shfaqen te foshnja vetëm një muaj e gjysmë pas lindjes. Imazhet me ultratinguj tregojnë se foshnja po jep shenja të qarta e të qarit edhe pa lot: rrudh vetullat dhe bën një grimasë karakteristike, hap gojën dhe shtrëngon mjekrën si psherëtimë spazmatike me ndërprerje, sikur qan dhe ndalon duke nxjerrë frymën, sikur qetësohet.
Shkencëtarët kanë shpikur një term të veçantë për këtë fenomen – “qarje neonatale”. Ajo ndryshon nga e qara pas lindjes në atë që foshnja ende nuk di të bëjë tinguj. Studimi tregoi se fëmija filloi të qajë në momentin kur filloi lindja – ky ishte reagimi i tij ndaj fillimit të kontraktimeve dhe shqetësimit që lidhet me to.
E qara është një aftësi shumë e rëndësishme në periudhën e parë për foshnjat. E qara kërkon që disa sisteme të trupit të funksionojnë pa probleme në të njëjtën kohë. Në fund të fundit, në të qarë përfshihen edhe muskujt edhe frymëmarrja. Prandaj, e qara është një moment historik i rëndësishëm në zhvillimin e fetusit.
Kjo aftësi do të thotë që truri i tij, sistemi nervor funksionojnë dhe zhvillohen ashtu siç duhet, pa devijime. /Telegrafi/