Komisioni kuvendor për Çështje Ekonomike, Punës dhe Politikës së Energjisë sot do të mbajë seancë, në rendin e ditës të së cilës është Propozim ligji për angazhim me punë të personave, në lexim të dytë, i paraqitur nga një grup deputetësh. Për propozim-ligjin janë paraqitur gjithsej 24 amandamente.
Siç qëndron në shpjegimin e publikuar në ueb-faqen e Kuvendit, Miratimi i Ligjit për angazhimin e personave me punë do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve të përgjithshme ekonomike, çrrënjosjen e ekonomisë joformale dhe kontroll më të mirë të zbatimit të legjislacionit të punës. Me këtë rregull rregullohet mënyra e krijimit të angazhimeve të punës me ose pa ndërprerje që do të luajnë një rol të rëndësishëm në
përfshirjen e kategorive të caktuara të personave në kuadrin e ekonomisë formale.
Më 16 prill, në seancën e Komisionit kuvendor për Çështje Ekonomike, Punës dhe Politikës së Energjisë u mbajt debat publik për këtë propozim-ligj. Disa nga panelistët në këtë seancë nga institucionet kompetente theksuan sugjerimet dhe propozimet e tyre që synojnë përmirësimin e zgjidhjes ligjore.
Aleksandar Nikollovski, kryetari i Asamblesë studentore univeristare pranë USHCM, theksoi se ata angazhohen për një ligj që do t’u mundësojë studentëve të punonin gjatë gjithë vitit akademik pa humbur të drejtat që u takojnë si studentë.
Sipas Romeo Kostadinov nga Lidhja e Odave Ekonomike, kjo zgjidhje ligjore duhet të përmirësohet dhe të shqyrtohen edhe një herë dispozitat e ligjit.
Propozim-ligji për angazhim me punë të personave është në rendin e ditës edhe të Komisionit juriidko-ligjvënës.