SHOWBIZ

Kiara befason Luizin për ditëlindjen e tij

Banner

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli sot (12 korrik) po feston ditëlindjen e 38-të.

Në këtë ditë të veçantë për të nuk ka munguar një surprizë nga partnerja e tij, moderatorja Kiara Tito.

Luizi ka ndarë pamje në llogarinë e tij të Instagramit ku shihet një ambient romantik i dekoruar me trëndafila të kuq, qirinj dhe torte, që u përgatit për të nga Kiara.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram

Në videon e publikuar nga këngëtari shihet edhe prezantuesja e veshur me një fustan të kuq teksa i këndon këngën e ditëlindjes.

“Faleminderit që ekziston”, ka shkruar Luizi në mbishkrimin e videos.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram

Ndërkohë edhe Kiara ka bërë një urim për Luizin përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit.

“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë! Urime ditëlindjen, ashtu siç e ke zemrën, e paç gjithë jetën”, ka shkruar Kiara në urimin e saj bashkangjitur me disa imazhe përkrah tij.

Vlen të theksohet që dyshja u lidhën bashkë gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, madje ata në natën finale kurorëzuan dashurinë me martesë.

Banner

Related posts

25 fotot ‘historike’ që shënjuan ceremoninë e çmimeve ‘BAFTA’ ndër vite!

admin

“Me nijet për të bërë umre për shpirtin e babës”

admin

Voice i Zhaklin Lekatarit për Dorin bëri xhiron e rrjetit, por çfarë thotë Olta?

admin

Leave a Comment