BOTA

Aleatët e NATO-s: Partneriteti i thelluar i Kinës me Rusinë bie ndesh me vlerat e aleancës

Aleatët e NATO-s i kanë bërë thirrje Kinës që të përmbahet nga mbështetja e përpjekjeve ruse të luftës në Ukrainë “në çfarëdo mënyre”, duke theksuar se “thellimi” i partneritetit të Kinës me Rusinë bie ndesh me vlerat e aleancës.

Në një komunikatë të përbashkët të botuar të martën, aleatët e NATO-s thanë se “ambiciet e deklaruara dhe politikat shtrënguese” të Republikës Popullore të Kinës sfidojnë “interesat, sigurinë dhe vlerat” e aleancës.

Partneriteti strategjik i thelluar midis Republikës Popullore Kineze dhe Rusisë dhe përpjekjet e tyre reciprokisht përforcuese për të nënvlerësuar rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla bien ndesh me vlerat dhe interesat tona,” thanë aleatët në deklaratën e gjatë. “Ne i bëjmë thirrje Kinës të luajë një rol konstruktiv si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të dënojë luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, të përmbahet nga mbështetja e përpjekjeve luftarake të Rusisë në çfarëdo mënyre, të pushojë së përforcuari narrativën e rreme të Rusisë duke fajësuar Ukrainën dhe NATO-n për agresionin rus kundër Ukrainës dhe për t’iu përmbajtur qëllimeve dhe parimeve të Kartës së OKB-së”– thuhet në deklaratën e përditshme.

Aleatët e NATO-s i bënë një thirrje specifike Kinës që “të veprojë me përgjegjësi dhe të përmbahet nga ofrimi i ndonjë ndihme vdekjeprurëse për Rusinë” që ajo ta vendos në përdorim në luftën në Ukrainë.

Kina ka refuzuar të dënojë pushtimin e plotë të Ukrainës nga Moska ose të bëjë thirrje për tërheqjen e trupave ruse nga territori i Ukrainës.

Në fund të majit, i dërguari i Kinës për luftën në Ukrainë, Li Hui, kreu një turne dy-javor në Evropë, në të cilin Kina theksoi zgjidhjen e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës. Edhe pse Kina ka miratuar një qëndrim neutral ndaj konfliktit, udhëheqësit e NATO-s, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, kanë shprehur publikisht shpresën e tyre se presidenti kinez Xi Jinping mund të “arsyetojë” me homologun e tij rus Vladimir Putin. 

Xi u takua për herë të fundit me Putinin gjatë një vizite shtetërore në Kremlin në mars, dhe të dy udhëheqësit shprehën lidhjet e ngushta dhe vizionet strategjike të përbashkëta nga vendet e tyre.


Top Channel

Related posts

Dita Botërore e Zgjedhjeve

Gjyla Halili

Lideri i Koresë së Veriut shkarkon shefin e ushtrisë dhe rrit “përgatitjet për luftë”

admin

Puthi në buzë futbollisten, Presidenti i Federatës së Futbollit në Spanjë u reziston thirrjeve për dorëheqje

admin

Leave a Comment