AKTUALE

Visar Ganiu: Në kryeqendrën tonë, në Shkup do të qëndrojë prore emri i Sulë Hotlës

Banner

Kryetari i Çairit, Visar Ganiu, ka njoftuar se sot është jetësuar përjetësimi i emrit Sulë Hotlës, duke bërë emërtimin e rrugës së Çairit me emrin e atdhetarit të shquar.

“Arritëm që në kryeqendrën tonë Shkup të qëndrojë prore emri i Sulë Hotlës, pranë njërit nga bulevardet me frekuente ku kalojnë jo vetëm mijëra qytetarë të vendit tonë por edhe turistë nga mbarë bota”, ka shkruar Ganiu.

Postimi i plotë:

Veprën e Sulë Hotlës sot e jetësuam jo dokudo por në Shkupin tonë, në kryeqendrën tonë, në Çairin tonë duke i vendosur emrin e rrugës këtij kryetrimi që të dihet e të mbahet mend mirë se kush ishte ai, e kush na bëri të jemi ne sot këtu ku jemi.
Koha as që ka mundur të shlyej gjurmët qa la ky njeri i madh, por përkundrazi i bëri edhe më të thella e më të rëndësishme. Sulë Hotla nuk kontribui vetëm për vendlindjen e tij por kontribuoi për gjithsecilin prej nesh, kontribuoi për kauzën tonë kombëtare, duke u bërë ballë të gjithë aty që e donin kombin shqiptarë të ndarë e të përçarë.
E këtë histori të ndritshme të vendosjes së emrave të veprimtarëve e ngjarjeve kombëtare në rrugët e Çairit e filloi kryetari i parë i Shkupit të Vjetër Izet Mexhiti dhe me kënaqësi e vazhdova unë si pasardhës i tij.
Arritëm që në kryeqendrën tonë Shkup të qëndrojë prore emri i Sulë Hotlës, pranë njërit nga bulevardet me frekuente ku kalojnë jo vetëm mijëra qytetarë të vendit tonë por edhe turistë nga mbarë bota.
Idealin dhe aspirimin historik jo vetëm të Sulë Hotlës por të të gjithë kombëdashësve, të të gjitha ngjarjeve historike që i kemi përjetuar si komb do ti kujtojmë përmes 66 rrugëve të Çairit. Këto sjanë vetëm 66 rrugë, por janë 66 dëshmi se ne kombin e kemi mbi gjithçka, se idealet kombëtare nuk i kemi zëvendësuar me asnjë ideal tjetër dhe skemi ndërmend të bëjmë një gjë të tillë.

Banner

Related posts

Mexhiti: Lokacioni në Manastir tani ka rreth 50 deponi të egra, ideja është të krijohet një që nuk do të ketë efekte negative në mjedisin jetësor

Gjyla Halili

Osmani në takimin Brdo-Brijuni: Interes strategjik që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat nga BE

admin

Ibrahimi shpreh ngushëllime për tragjedinë në Koçani: Një lajm trishtues dhe i dhimbshëm për të gjithë ne

Gjyla Halili

Leave a Comment