KOSOVË

Kurti, takim me Osmanin e Konjufcën në “Ballkonin e Hapur të Qeverisë”

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ulur pasditen e së martës për një kafe me presidenten Vjosa Osmani dhe liderë të tjerë të institucioneve kryesore në vend.

Kreu i qeverisë ka publikuar në mediat e tij sociale një foto në të cilën shfaqet pranë Osmanit, kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, zëvendëskryeministren Donika Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, me presidenten, kryekuvendarin, zëvendëskryeministren Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Bislimi”, shkruan Kurti në postim e tij në atë që duket si një lojë me fjalët.

Kryeministri nuk jep detaje rreth asaj që u bisedua në tryezë.  

Banner

Related posts

Një grua nga Podujeva thotë se u sulmua seksualisht nga i afërmi i burrit të saj

admin

Është koha që Kurti të përcaktohet nëse do ta bëjë Asociacionin, thotë Daçiq

admin

Shpallet rezultati final i raundit të parë të zgjedhjeve në Turqi

admin

Leave a Comment