KOSOVË

Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri

Banner

Ish-zv/kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj pritej që në orën 16:00 të paraqitej në mbledhjen e Këshillit të Mandateve që do të vendosë për kërkesën e SPAK për arrestimin e tij.

Mbledhja vijon prej mbi 3 orësh, por Ahmetaj nuk u paraqit në nisje të saj.

Ai përfaqësohet nga mbrojtësit e tij ligjor, Ardian Visha dhe Henrik Ligori, me këtë të fundit që ka zbuluar në mbledhje se ish-zv/kryeministri ndodhet jashtë kufijve të Shqipërisë.

Ndërkohë përfaqësuesit e organit të akuzës janë pyetur nga kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi nëse Ahmetaj është larguar për në Kanada, pasi Prokuroria e Posaçme paraqiti në Kuvend kërkesën për arrestimin e tij.

Pyetjes së deputetit demokrat i është përgjigjur kreu i SPAK, Altin Dumani, duke thënë “nuk e dimë”.

Sakaq, mësohet se avokatët e Ahmetajt kanë parashtruar kërkesë për shtyerjen e mbledhjes për ditën e nesërme.

Banner

Related posts

Shtetas i RMV-së vritet në Bullgari/ Arrestohet vrasësi 14-vjeçar, ka pasur dosje kriminele

admin

Trupat e BE-së përgatiten për më të keqen në Bosnjë

admin

Kërkohet llogari për Kosovën, Abazoviq thirret me urgjencë në Parlament

admin

Leave a Comment