KOSOVË

UEFA hap hetim për 6 akuza ndaj Rumanisë, Kosova shpreson

Banner

Kosova nuk e ka humbur shpresën se mund të përfitojë në “tavolinë” pas ngjarjeve të turpshme të Bukureshtit. 

UEFA njofton zyrtarisht se ka hapur hetimet për 6 akuza konkrete dhe më pas do të marrë një vendim.

Akuzat janë: “Mesazhe provokuese me karakter fyes për thirrjet, pankartat, sjellje raciste, flakadanë, hedhje e sendeve në fushë dhe bllokim i zonave publike”.

Ndeshja Rumani-Kosovë, e vlefshme për eleminatoret Euro 2024 u ndërpre për rreth një orë për shkak të parrullave diskriminuese dhe thirrjeve raciste të tifozëve.

Edhe pse Rumania fitoi 2-0, FFK bëri një ankesë në UEFA në lidhje me ngjarjet e Bukureshtit dhe tashmë çështja është në duart e Disiplinës.

Related posts

Jemi aleatë të shtetndërtimit të Republikës së Kosovës

admin

Erdogani thotë se nuk pajtohet me “qasjen negative” të liderëve tjerë ndaj Putinit

admin

Kurti: Serbia dhe Rusia janë burim i kërcënimeve për sigurinë në rajon

Gjyla Halili

Leave a Comment