SPORT

Krymi ndahet zyrtarizht me Shaktar Soligors

Ardit Krymi shpall zyrtarisht divorcin me Shaktar Soligorsin, skuadrën bjelloruse ku dha kontribut sezonin e kaluar. Mesfushori shkodran ka shkruar një mesazh falënderues në Instagram për ekipin në fjalë, duke i uruar më të mirën në të ardhmen.

Ardit Krymi pritet të zyrtarizohet në orën e ardhshme te skuadra e Vllaznisë, por kuptohet nuk do të mund të japë kontribut për ndeshjet e raundit të parë të Conference League, kundër Linfield.

Për arsye dokumentacioni, emri i Krymit nuk është federuar në UEFA.

Krymi do të nisë menjëherë përgatitjet për sezonin e ri nën urdhrat e trajnerit Migen Memelli, me shpresën që kuqeblutë do ta kalojnë kundërshtarin irlandezo-verior, për të dhënë kontribut në raundet pasuese.

/BotaSot/

Banner

Related posts

UEFA shqyrton kandidaturat, FSHF në garë për të sjellë në Shqipëri finalet e një Kampionati Europian

admin

‘Fitore për Ukrainën’ – Shakhtar Donetsk fiton kundër francezve

admin

Ish – prokurori Hajdari: Struga ka skuadër më të mirë se Zalgiris

admin

Leave a Comment