BOTA

Liderët e Aleancës e pranojnë njëzëri: E ardhmja e Ukrainës është në NATO

Liderët e NATO-s, njëzëri kanë pranuar se e ardhmja e Ukrainës është në Aleancën Veriatlantike.

Përmes një deklarate të përbashkët, anëtarët thanë se “e pranojnë” se Ukraina “ka lëvizur përtej nevojës për planin e veprimit të anëtarësimit“, i cili përcakton objektivat politike, ekonomike dhe ushtarake që kandidatët duhet të përmbushin.

Megjithatë, NATO “mbështet plotësisht” të drejtat e Ukrainës për të “zgjedhur vetë marrëveshjet e saj të sigurisë”.

Komunikata i bëri jehonë komenteve të bëra nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg më herët, duke shtuar: “E ardhmja e Ukrainës është në NATO”.

Ne riafirmojmë zotimin që morëm në samitin e 2008-ës në Bukuresht se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s”, thuhej në deklaratë.

Udhëheqësit do të “vazhdojnë të mbështesin dhe rishikojnë” përparimin e Kievit në ndërveprimin e tij me anëtarët e tjerë të aleancës, vazhdoi deklarata, si dhe “reformat shtesë të sektorit demokratik dhe të sigurisë që kërkohen“.

“Ministrat e jashtëm të NATO-s do të vlerësojnë rregullisht përparimin nëpërmjet programit kombëtar të përshtatur vjetor. Aleanca do të mbështesë Ukrainën në kryerjen e këtyre reformave në rrugën e saj drejt anëtarësimit të ardhshëm.”


Top Channel

Related posts

Mark Rutte më i mbështeturi për të qenë Sekretari i ardhshëm i NATO-s

Gjyla Halili

Qeveria gjermane miraton përdorimin e “kontrolluar” të kanabisit

admin

Turqia kërkon ndihmë urgjente nga NATO

admin

Leave a Comment