KOSOVË

Situata në veri të Kosovës, Stoltenberg: Palët të ulin tensionet

Banner

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur para gazetarëve në Vilninus  për situatën në veri të Kosovës, për të cilën u shpreh i shqetësuar.

Ai i ka ftuar palët që të ulin tensionet në veri të Kosovës.

Ne jemi të shqetësuar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe i ftojmë të dyja palët që të ulin tensionet atje”, deklaroi Stoltenberg para gazetarëve para takimit të NATO-s në Vilnius.

Stoltenberg vuri në dukje se NATO është e pranishme në Kosovë përmes KFOR-it për të siguruar paqen e stabilitetin.

Ai shtoi se është i gatshëm të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçicc, pasi ky i fundit ditë më parë ka kërkuar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s rreth situatës në veri të Kosovës.

Banner

Related posts

Dhuna në Kosovë i rrezikon aspiratat euro-atlantike

admin

Zbulohet linja e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Maqedonisë përmes liqenit të Ohrit, 4 të arrestuar

admin

“Qeveria ka zero varësi nga Lista Serbe”, Kurti flet për përgjimet Kusari-Simiq

admin

Leave a Comment