SHQIPËRI

Skandali seksual i Safet Gjicit, ish-kryebashkiaku kërkon lirinë në Apel, të premten seanca

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ndodhet në burg për akuzën korrupsion pasiv.

Ai do të dalë përpara Gjykatës së Apelit të Posaçme më datë 14 korrik, ora 11:00 dhe shorti ka caktuar gjyqtaren Saida Dollani për të shqyrtuar ankimimin e tij për një masë më të lehtë sigurie.

Gjici ka kërkuar lirinë përmes avokatit të tij, më me argumentin se tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga bashkia e Kukësit dhe se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.

Kujtojmë se Gjici u arrestua pas publikimit të videoskandalit seksual me Alma K.

SPAK po kryen veprime hetimore për të parë nëse ka persona te tjerë që e kanë ndihmuar Almën për të realizuar videon.

Related posts

Gazetari: Si ra Vis Martinaj në duart e ekzekutorëve, videoja që e fundosi

admin

Ndodh edhe kjo në Shqipëri: Vëzhguesi shkruan me dorë numrin e votuesve, harron se regjistrohen vetë në formë elektronike

admin

Fotot/ Pas pak protesta e Berishës, hiqet kërpudha e Kryeministrisë, blindohen dyert

admin

Leave a Comment