BOTA

Rebelimi i dështuar i Prigozhin/ Analisti britanik skanon Putinin: Shefi i Kremlinit vlerëson besnikërinë mbi kompetencën

Gjenerali Valery Gerasimov është njeriu i tretë më i fuqishëm në Rusi pas Sekretarit të Mbrojtjes dhe Presidentit.  

Ai ka qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm rus që nga nëntori 2012 dhe ka mbajtur përgjegjësinë e përgjithshme për operacionet ruse në Ukrainë për 6 muajt e fundit.

Gerasimov është një aleat afatgjatë dhe mik i Presidentit Putin. Megjithatë, pas rebelimit të dështuar të Yevgeny Prigozhin pak më shumë se dy javë më parë, Putin mund të kishte dashur t’a spastronte, së bashku me të gjithë ata udhëheqës të lartë ushtarakë që kishin ndonjë lidhje me grushtin e mundshëm, siç kanë bërë paraardhësit brutalë. Por nuk e bëri, pse?- pyet analist ushtarak, Sean Bell.

Gjenerali Gerasimov nuk ishte parë në publik që nga fillimi i qershorit. Mediat sugjeruan në raportimet e tyre këtë fundjavë se ai ishte zëvendësuar si komandant i lartë i forcave në Ukrainë, por të dielën TV shtetëror rus publikoi një video të gjeneralit Gerasimov duke drejtuar komandantët e tij të lartë ushtarakë. Ai u prezantua me të dy rolet e tij ushtarake, çka sugjeron se ai vijon të qëndroj në detyrë, të paktën tani për tani.

Por pse ky vendim?

Mosmarrëveshja e profilit të lartë të Yevgeny Prigozhin me Ministrinë e Mbrojtjes ruse u përqendrua kryesisht tek gjenerali Gerasimov (dhe Sergei Shoigu, ministri rus i Mbrojtjes), të cilët Prigozhin i përshkroi si të paaftë dhe të korruptuar. Prigozhin pretendoi se kjo nxiti marshimin e tij në Moskë dhe se ai nuk kishte ndërmend të bënte një grusht shteti kundër presidentit.

Zoti Putin do të jetë i vetëdijshëm për performancën e dobët të forcave të tij ushtarake në Ukrainë dhe ai mund ta kishte përdorur rebelimin si një katalizator për riorganizimin e lidershipit të lartë ushtarak. Megjithatë, në vend të kësaj, zoti Putin ka pasur dukshëm prioritet besnikërinë mbi kompetencën dhe ka mbajtur ekipin e tij të lartë drejtues.

Putini duhet të ketë fokusin e tij kryesor në fitimin e luftës në Ukrainë; megjithatë, duke i dhënë përparësi besnikërisë mbi kompetencën, Putini ka demonstruar se rebelimi përfaqësonte kërcënimin më të madh për kontrollin e tij prej dy dekadash në pushtet. Dhe pas tij, në perandorinë e shefit të Kremlinit kanë filluar të shfaqen çarje.


Top Channel

Related posts

Grevë historike e punonjësve jashtë impjanteve të makinave Ford në SHBA (fotot)

admin

Partia gjermane planifikon fushatë për shpërbërjen e BE-së

admin

OKB-ja ndal ndihmat për miliona njerëz për shkak të krizës me fondet

admin

Leave a Comment