AKTUALE

Hovenier pas takimit me Kurtin: Tensionet ndikojnë negativisht te investimet e huaja

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kanë zhvilluar sot një takim të përbashkët me përfaqësues të bizneseve. 

Kurti theksoi rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, potencialin që ka Kosova dhe mundësinë e thellimit të bashkëpunimit me sektorin privat.

Mirëpo në një reagim në Twitter për këtë ngjarje, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se ngritja e tensioneve ndikon keq në klimën e investimeve në Kosovë.

Ai ka thënë se tensionet e rritura dhe paqëndrueshmëria po ndikojnë negativisht në klimën e investimeve në Kosovë

“Isha pjesëmarrës në një takim të rëndësishëm që kishte kryeministri Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve për nevojën e forcimit të bashkëpunimit dhe zgjerimit të dialogut mes Qeverisë dhe sektorit privat”.

“Ne diskutuam gjithashtu se si tensionet e rritura dhe paqëndrueshmëria ndikojnë negativisht në klimën e investimeve në Kosovë”, ka shkruar ai në Twitter.

Kurti nga ana tjetër thotë se në takim u diskutua për mundësitë dhe sfidat, në sektorin privat, me theks te financimi i zgjerimit të biznesit dhe fuqia punëtore, si dhe për mënyrat se si të tërhiqen edhe më shumë investime të huaja direkte në vendin tonë./Telegrafi/

Banner

Related posts

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2025, Maqedonia në vendin e 40-të

Gjyla Halili

Shijojeni edhe sot motin me diell në Maqedoni, ja çfarë moti na pret ditëve në vijim

Gjyla Halili

Mexhiti: Familja Jashari, shembulli më i mirë në botë që me vepra ka treguar se si duhet atdheu!

Gjyla Halili

Leave a Comment