KOSOVË

Shqipëria, ndër vendet më të mira në Ballkan për t’u vizituar. Ka lulëzuar në dekadën e fundit

Ballkani i njohur për konfliktet brutale, dekadat e fundit është kthyer në një mundësi udhëtimi. Britanikja “The Telegraph” thotë se vetëm vitin e fundit mbi 4 milionë turistë britanikë e kanë vizituar këtë rajon.

Ndër vendet e Ballkanit, shkrimi përshkruan edhe Shqipërinë, të cilësuar dikur si një djerrinë neo-staliniste e betonit postkomunist, Shqipëria ka lulëzuar në dekadën e fundit për sa i përket imazhit të saj.

Në artikull theksohet se atje ku shkëlqen, Shqipëria shkëlqen shumë. Vlora shënon pikën ku bashkohen Adriatiku dhe Joni, ngjitur me Gadishullin e Karaburunit.

Përpos bregdetit, në shkrim përmendet edhe kultura dhe historia.

“Shkoni në brendësi të vendit dhe shpalosni një ëndërr piktoreske, vende të lashta historike si Butrinti, Bylisi dhe Apolonia; qytetet e mrekullueshme osmane si Gjirokastra dhe Berati dhe Parku Kombëtar i Llogarasë, i cili strehon një tjetër lloj lartësie shqiptare nën maskën e maleve të larta”.

Related posts

Vetëvendosja del me një video të re kundër opozitës, flet për “amnistinë e kriminelëve serbë” para 10 vjetësh

admin

Serbia të mos e pengojë Kosovën

admin

Kina përdori Dorian Duçkën për të sulmuar tribunalin e Hagës

admin

Leave a Comment