AKTUALE

P as Messit, edhe Ronaldo pozon me partneren në motoskaf – Georgina merr vëmendjen

Cristiano Ronaldo është duke pushuar me partneren e tij, Georgina Rodrigez, ndërsa në rrjetet sociale nuk kanë munguar fotografitë nga pushimet.

Superylli i futbollit i ka publikuar në profilin e tij në Instagram dy fotografi, në të cilat shfaqet së bashku me bukuroshen në një motoskaf.

Georgina e ka marrë vëmendjen në pozën nga prapa me bikini të zeza, ndërsa edhe në profilin e saj ka shpërndarë fotografi nga pushimet.

(Foto: Instagram/cristiano)

Derisa Ronaldo e ka bashkëngjitur hashtagun ‘të dua’ në përshkrimin e fotografisë, bukuroshja ka shkruar: “Dashamirët e plazhit”, ndërsa imazhet kanë marrë miliona pëlqime.

(Foto: Instagram/georginagio)

Tifozët e futbollit edhe në këtë situatë e kanë krahasuar me Lionel Messin, pasi super ylli argjentinas ditë më parë kishte pozuar po në motoskaf me gruan e tij, Antonela Roccuzzo. /Telegrafi/

Banner

Related posts

30 milionë euro të kursyera nga Amnistia Penale në Shqipëri, Manja: 780 të dënuar lënë qelitë

Gjyla Halili

Në mesnatë fillon heshtja para rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 8 majit

Gjyla Halili

Sali: Investimi në dije dhe inovacion është investim në të ardhmen evropiane

Gjyla Halili

Leave a Comment