KOSOVË

Anija shqiptare shpëton 55 emigrantë

Anija “Butrinti” e Forcave të Armatosura të Shqipërisë shpëtoi 55 emigrantë. Ata ndodheshin në vështirësi në një gomone në ujërat e detit Egje.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.

Operacioni u realizua bashkë me një anije turke dhe një greke.

“Në këtë operacion shpëtimi, efektivët e FA, treguan përkushtimin e palëkundur për parandalimin e humbjes së jetëve të njerëzve dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situata të tilla emergjente”, tha Peleshi.

Banner

Related posts

“Pa u farue djem e çika, jo nuk ndahet Mitrovica”, këndojnë protestuesit shqiptarë në jug të Mitrovicës

admin

VV-ja e PDK-ja fituese të zgjedhjeve në veri

admin

Mot i vranët, vende-vende reshje shiu dhe fjolla të dobëta bore

Gjyla Halili

Leave a Comment