KOSOVË

Kurti e Vuçiq kanë përgjegjësi për të ulur tensionet

Britania e Madhe vazhdon të mbetet e shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Së fundmi shqetësimin e tij e ka shprehur kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak.

Deputetja britanike, Alicia Kearns e pyeti kryeministrin Sunak se a do të ketë angazhim nga ai për zgjerim të mandatit të KFOR-it, në mënyrë që të merret edhe me kontrabandimin e armëve që po futen nga Serbia në Kosovë.

“Si kryeministër, a do të angazhoheni tani që ne do t’i bashkohemi EUFOR-it, ku do të shtoja se si Turqia ashtu edhe Kili janë anëtarë, dhe a do të konsideroni gjithashtu lobimin për një zgjerim të mandatit të KFOR-it në Kosovë në mënyrë që ata të përballen me çështjet ilegale, pra armët që dërgohen nga Serbia në Kosovë, të cilat po financohen ilegalisht nga Beogradi dhe po armatosen milicitë në Kosovë”, pyeti deputetja Kearns.

Në përgjigjen e tij Sunak, shtoi se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq kanë përgjegjësi për të ulur tensionet në veri të Kosovës.

“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar, unë jam veçanërisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, të cilën ju e njihni dhe i dënojmë shumë sulmet e paprovokuara nga protestuesit ndaj personelit të KFOR-it. Sekretari i Jashtëm i ka thënë tashmë kryeministrit të Kosovës dhe Serbisë se liderët në Beograd dhe Prishtinë kanë përgjegjësi për ta ulur tensionin dhe për ta parandaluar dhunën e mëtejshme”, u shpreh Sunak, duke shtuar se duhet gjetur rruga për t’u kthyer në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Related posts

S’do të lejojmë asnjë qeveri t’i rrezikojë themelet e shtetësisë

admin

TV21 në Mlladenovac/ Arrestohet vrasësi masiv, Vuçiq cakton konferencë të jashtëzakonshme për shtyp

admin

Lladrovci: Stadiumi i Drenasit gati për ndeshjet ndërkombëtare

Gjyla Halili

Leave a Comment