KOSOVË

U shkarkua nga kryeministri Rama, reagon Bledi Çuçi

Bledi Çuçi  ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama njoftoi se do t’i paraqesë një propozim Presidentit të Republikës të hënën, për shkarkimin e tij nga posti i ministrit të Brendshëm.

Në reagimin e tij, Çuçi u shpreh falenderues ndaj Ramës për besimin dhe mbështetjen që i dha gjatë dy viteve që ai ushtroi detyrën e ministrit të Brendshëm.

Më tej, Çuçi thotë se ka punuar dhe shërbyer me integritet që nga dita e parë që mori këtë detyrë, teksa pati edhe një falenderim për ata që bashkëpunuan me të si dhe uroi Taulant Ballën, i cili do ta zëvendësojë.

“Falënderoj kryeministrin Rama për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë këto dy vite e gjysmë në detyrën e vështirë të Ministrit të Brendshëm. Për mua ka qenë nder dhe përgjegjësi e madhe të ushtroja këtë funksion të lartë publik dhe shumë të rëndësishëm.

Prej ditës së parë kur e mora atë detyrë e deri më sot kam punuar e shërbyer me integritet dhe bashkë me skuadrën e Ministrisë së Brendshme kemi adresuar shumë sfida që lidhen me sigurinë, rendin publik, emigracionin, gjendjen civile dhe pushtetin vendor. Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që ishin krah meje në këtë rrugëtim sfidues. Suksese Taulantit në sfiden e re, për të vijuar me reformat transformuese në këtë ministri e veçanërisht në Policinë e Shtetit”, u shpreh Çuçi.

Related posts

Nuk kemi parë hapa vendimtarë nga Kurti, po shqyrtohen masa kundër Kosovës

admin

Jemi të gatshëm për të mbrojtur popullin tonë! Vendimi i Kosovës për të reduktuar forcën policore është mashtrim

admin

Kurti flet për zgjedhjet në veri, tregon hapin e parë që duhet ndërmarrë

admin

Leave a Comment