SHQIPËRI

22-vjeçari shqiptar humb jetën në aksidentin tragjik në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00, pas mesnate në Itali, ku një makinë Range Rover që udhëtonte përgjatë rrugës Saronno-Monza në drejtim të Saronnos, ka humbur kontrollin duke u përplasur me rrethrrotullimin në via Monte Bianco.

Pas përplasjes makina është kthyer përmbys duke përfunduar në shinat e trenit aty afër vendit ku ndodhi aksidenti.

Në mjet ndodheshin tre të rinj të moshës 18, 22 dhe 23 vjeç.

Mediat fqinje raportojnë se në vendin e ngjarjes shkuan ambulancat dhe zjarrfikësit të cilët nxorën nga mjeti të rinjtë dhe më pas u dërguan në spital.

Nga personat e plagosur, i riu 22-vjeçar i identifikuar si Arnold Selishta nga Mamurrasi humbi jetën për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.

Banner

Related posts

Investimi francez në Shqipëri, Rama takon inxhinierin Patrick Poyanné

admin

Pas ngjarjeve në veri të Kosovës, reagon Vuçiq

admin

Krim i rëndë në familje: 42 vjeçari shqiptar vret bashkëshorten në Zvicër

admin

Leave a Comment