SHQIPËRI

22-vjeçari shqiptar humb jetën në aksidentin tragjik në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00, pas mesnate në Itali, ku një makinë Range Rover që udhëtonte përgjatë rrugës Saronno-Monza në drejtim të Saronnos, ka humbur kontrollin duke u përplasur me rrethrrotullimin në via Monte Bianco.

Pas përplasjes makina është kthyer përmbys duke përfunduar në shinat e trenit aty afër vendit ku ndodhi aksidenti.

Në mjet ndodheshin tre të rinj të moshës 18, 22 dhe 23 vjeç.

Mediat fqinje raportojnë se në vendin e ngjarjes shkuan ambulancat dhe zjarrfikësit të cilët nxorën nga mjeti të rinjtë dhe më pas u dërguan në spital.

Nga personat e plagosur, i riu 22-vjeçar i identifikuar si Arnold Selishta nga Mamurrasi humbi jetën për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.

Banner

Related posts

Mediat serbe: Petar Miletiq jep dorëheqje si Këshilltar i Kurtit, me arsyetimin që “s’është pyetur për asgjë”

admin

Mbërrin në Sarandë kroçera e parë me turistë amerikanë për 2023, Rama: Ogur i mirë për sezonin turistik!

admin

Himarë: I vodhi një gruaje para dhe bizhuteritë e floririt, arrestohet 41-vjeçari

admin

Leave a Comment