KOSOVË

Kurti duhet të bindet pak më shumë, të përmbushë kërkesat evropiane dhe amerikane

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, një ditë më parë ka qenë në Dubrovnik ku dhe ka komentuar situatën e fundit mes Kosovës, Serbisë dhe lëvizjet e fundit të Milorad Dodikut në Republikën Serbe të Bosnje-Hercegovinës.

Escobar në një konferencë për mediat duke komentuar situatën në Kosovës, ka theksuar se zgjidhja më e mirë për daljen nga kriza është që Beogradi dhe Prishtina të pranojnë planin trepikësh të prezantuar nga Bashkimi Evropian.

“Ne kemi indikacione pozitive se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është i gatshëm ta pranojë, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të bindet pak më shumë. Shpresojmë që Kurti në një moment të përmbushë kërkesat evropiane dhe amerikane”, ka thënë Escobar.

Ndër të tjera mediat shkruajnë se zyrtari amerikan ka dhënë përgjigje edhe në lidhje me pyetjen nëse Serbia dhe Kosova nuk i plotësojnë kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për të deeskaluar situatën në veri të Kosovës, Escobar tha se të dyja vendet do të humbasin mundësi të shumta.

“Pasojat nuk janë masa ndëshkuese, por janë mundësi të humbura për të dyja vendet nëse refuzojnë propozimin për dalje nga kriza”, tha Escobar, duke shpjeguar se për Kosovën kjo do të thotë distancim nga partnerët ndërkombëtarë, ndërsa për Serbinë mos avancim drejt rrugës në Bashkimin Evropian.

Sipas tij partneriteti me Kosovën është me popullin dhe jo me ndonjë parti apo figurë kryesore.

“Partneriteti ynë me Kosovën është partneritet me popullin e Kosovës, jo me një parti apo figurë politike. Përkushtimi ynë ndaj KFOR-it dhe investimi në të ardhmen e Kosovës mbetet i fortë”, përfundoi Escobar.

Ndërkohë kujtojmë se Serbia dhe Kosova në muajin shkurt e pranuan Planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve dhe në muajin mars në Ohër Aneksin për zbatimin e asaj marrëveshjeje.

Related posts

Kosova nuk e pranoi draft-statutin për Asociacionin

admin

Shtatë raste të reja pozitive me COVID-19 në Shqipëri

admin

Erdogan i bindur për fitore, por pranon mundësinë e balotazhit

admin

Leave a Comment