SHQIPËRI

Rama: Konjufca para kamerave deklaroi atë çfarë i tha Albini, jo çfarë diskutuam ne

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha sot se kryeparlamentari Konjufca, pas takimit me të, ka deklaruar para mediave atë çfarë i ka diktuar Albin Kurti dhe jo atë ç’ka kanë diskutuar në të vërtetë.

Në konferencën e përbashkët me Abazoviç, i pyetur për deklaratat e Glauk Konjufcës, kur tha se drafti i asociacionit i propozuar nga Rama i jep autonomi serbëve, kreu i qeverisë shqiptare tha:

Unë me Glauk kemi pasur një bisedë fantastike miqësore, unë flisja dhe ai qeshte dhe nuk kemi folur asnjë fjalë për draftin e asociacionit. Por pse i tha Glauk ato jashtë, duhet të pyesni Albinin që nuk ishte në takim. Glauk s’di fare se çfarë është drafti, por di se çfarë duhet të thotë para kamerave pasi është konsultuar me Albinin. Së kështu funksionon demokracia në qeverinë e Kosovës dhe unë e respektoj, është vendi më demokratik në Ballkan siç thotë Albini“, tha Rama.

Banner

Related posts

Ambasadorja Kim nxjerr foton me presidentin Begaj te Liqeni i Tiranës: Nder të flasim së bashku këtë ditë pranvere!

admin

International Policy Digest: Skandalet e shumta të ish-Zonjës së Parë të Shqipërisë, Monika Kryemadhi

admin

Nuk negocioi por u vra, ky është 62-vjeçari që hapi zjarr ndaj RENEA-s

admin

Leave a Comment