SHQIPËRI

Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë një sulmi me mjete të forta (PAMJE)

Banner

Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë një sulmi me mjete të forta në Borizanë të Krujës, raporton Top Channel transmeton Insajderi.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pas ankesës së një qytetari se gurorja po ua dëmton shtëpitë, për të cilën ishin ankuar në Polici.

“Një ditë më parë, ata ishin në një lokal duke folur me një prej punonjësve të minave të kësaj guroreje për të kërkuar zbutje të agresivitetit, por kjo ka sjellë konflikt, ndërsa Xhelal e Përparim Rraja dhe disa persona të tjerë i dhunuan me shkopinj dhe tyta pistolete.” – raporton Top Channel transmeton Insajderi.

Tutje, media shqiptare shkruan se rezulton që Përparim Rraj është vëllai i deputetit socialist, Rrahman Rrajës.

“Jashar Maja pasi ka marrë ndihmë mjekësore, ai ka shkuar në shtëpi, ndërsa kushëriri i tij Bilbil Maja ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë. Deri më tani janë dy persona të shoqëruar në polici.” – shkruan Top Channel.

Banner

Related posts

“Nuk doja kurrë ta vrisja motrën”, gjykata lë në burg 40 vjeçaren

admin

Fillon takimi i Vuçiqit me Borrellin e Lajçakun

admin

“U shkel dinjiteti”/ Tërhiqen nga gara kandidati i PD-së për kryetar bashkie në Korçë

admin

Leave a Comment