AKTUALE

247-vjetori i pavarësisë së SHBA-së, pamje nga ceremonia në Ambasadën Amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë organizoi një ceremoni me rastin e 4 Korrikut, 247 vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm krerët e shtetit, një numër i madh deputetësh të Kuvendit të Kosovës, pjesëtarë nga mediat dhe shoqëria civile, etj.

Në shënimin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier e nisi fjalimin e tij duke cituar një pjesë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë pjesë të deklaratës thuhet se: “Kosova [shpallet] një Republikë demokratike, laike dhe multietnike, e udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse”.

“Ky tekst elokuent është pjesë e premtimit të Kosovës dhe bazë e pavarësisë së saj”, tha Hovenier, njofton REL.

Ndërkaq, sot në një njoftim të Kryeministrisë thuhet se kryeministri Albin Kurti, i ftuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë, mori pjesë në shënimin e 247-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Kurti e uroi ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier për 4 Korrikun, me dëshirat më të mira për kombin amerikan, aleatin e madh të Republikës së Kosovës.

Më poshtë mund të shikoni fotografi dhe pamje nga ceremonia me rastin e shënimit të 247-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së. /Telegrafi/

Related posts

Ademi: Fronti Europian sonte dëshmon fitoren historike, qytetarët i thanë Jo Rusisë dhe Po Europës!

Gjyla Halili

Sadije Aliti nderohet me çmimin e dytë në manifestimin letrar “Flaka e janarit” në Dardanë

Gjyla Halili

Besimi në Konferencën e ASHAM: BE dhe SHBA janë partnerët tanë të rëndësishëm në zhvillimin e vendit

admin

Leave a Comment