BOTA

Ish-ndihmësi i Trump deklarohet i pafajshëm në çështjen mbi dokumentet sekrete

Walt Nauta, ndihmës i ish-Presidentit Donald Trump deklaroi se ishte i pafajshëm për akuzat se kishte ndihmuar ish-shefin e tij t’u fshehë autoriteteve dokumente sekrete, në Mar-a Lago, në rezidencën e tij në Florida.

Gjatë seancës në gjykatën e Majemit, zoti Nauta u shfaq në krah të avokates me bazë në Florida, Sasha Dadan, që bashkë me avokatin tjetër nga Uashingtoni, Stanley Woodward do të sigurojnë mbrotjen e tij.

Në qershor, ndaj zoti Nauta dhe ish-Presidentit Trump u ngritën akuza për mbajtje të qëllimtë dhe të paautorizuar të dokumentave sekrete të sigurisë kombëtare.

Zoti Nauta duhet të kishte dalë që më 13 qershor para gjykatës, por ai pati vështirësi të siguronte një avokat të licencuar në Florida, ndërsa në një rast tjetër paraqitja në gjykatë u shty për shkak të anulimit të udhëtimit të tij.

Në gjykatën e Majemit, më 13 qershor, ish-Presidenti Trump deklaroi se ishte i pafajshëm ndaj akuzave për mbajtje të paautorizuar të dokumentave sekrete të sigurisë kombëtare.

Sipas aktpadisë së hartuar nga Prokurori i Posaçëm Jack Smith dhe hetuesit e tij, zoti Nauta akuzohet se ka bashkëpunuar me ish-presidentin për të fshehur dokumente që ky i fundit i kishte marrë nga Shtëpia e Bardhë, pas largimit nga detyra.

Sipas prokurorëve, zoti Nauta, i udhëzuar nga ish-presidenti, hoqi kuti me dokumente sekrete, në mënyrë që ato të mos i gjente një avokat i zotit Trump, që kishte për detyrë të kërkonte nëpër shtëpi për dokumente sekrete të cilat duhej të dorëzoheshin tek autoritetet qeveritare.

Sipas akuzës, Departamentit të Drejtësisë iu tha në mënyrë të rremë se ishte bërë “një kontroll i kujdesshëm” për dokumente të klasifikuara dhe se të gjitha dokumentet ishin dorëzuar.

Zhvendosja e kutive është regjistruar nga kamerat e sigurisë, pamje që Departamenti i Drejtësisë i sigurisë i ka siguruar tashmë, falë një kërkesë zyrtare për marrjen e tyre.

Sipas hetuesve, zoti Nauta nuk u tha të vërtetën agjentëve të FBI-s vitin e kaluar kur tha se nuk kishte dijeni mbi kutitë me dokumenta që ishin çuar në rezidencën e zotit Trump në Mar-a-Lago.

Zoti Nauta i cili ka qenë pjesë e marinës amerikane fillimisht ishte ndihmës i zoti Trump në Shtëpinë e Bardhë përpara se të bëhej ndihmësi i tij personal në Mar-a-Lago.

Ai është shfaqur përherë në krah të zotit Trump, përfshirë dhe kur ish-presidenit doli për herë të para para gjykatës së Majemit./VOA


Top Channel

Related posts

Aktivistja e burgosur iraniane: Vdekja e Aminit simbolizon dobësinë e regjimit

admin

Iranianët postojnë video duke kërcyer e kënduar, në përkrahje të këngëtarit të arrestuar

admin

Nancy Pelosi do të garojë sërish në zgjedhjet e Kongresit

admin

Leave a Comment