KOSOVË

Raportet me Ramën janë lënduar, por me Kurtin do të takohet së shpejti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ai mund t’i ndihmojë më shumë Kosovës seç po bën tani.

Konjufca para mediave arsyetoi veprimin e kryeministrit Albin Kurti për mos pritjen në takim të Ramës, pasi tha se Qeveria e Kosovës ka qenë e lënduar me anulimin e njëanshëm të mbledhjes së dy qeverive.

Megjithatë e la të hapur mundësinë që të ardhmen Kurti të takohet me Ramën.

Ai foli edhe për propozimin e Ramës për Asociacionin, ku tha se elemente të tij i japin autonomi serbëve në Kosovës, kjo sipas tij është e dëmshme për vendin.

Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka refuzuar të flasë për gazetarët pas takimeve që ka mbajtur në Prishtinë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Ai ka thënë se nuk do të flasë pasi nuk e ka “homologun” aty./rtv21

Banner

Related posts

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për Kosovën”, Osmani percjell mesazhin e ushtarëve amerikanë

Gjyla Halili

Ngrihet aktakuzë për një serb të dyshuar për krime lufte në Kosovë

admin

Erdogani thotë se nuk pajtohet me “qasjen negative” të liderëve tjerë ndaj Putinit

admin

Leave a Comment