SPORT

Oferta ish-yjeve të Realit dhe Barcelonës

Skuadra e Inter Miami ka siguruar transferimin e Lionel Messi e Sergio Busquets për sezonin e ri, por ekipi amerikan nuk ka ndërmend të ndalet këtu.

Sipas mediave britanike, David Beckham synon të sjellë te skuadra e tij të tjerë yje të futbollit botëror që kanë luajtur në Spanjë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin 34-vjeçar spanjoll Jordi Alba, i larguar këtë verë nga Barcelona, mesfushorin 32-vjeçar belg Eden Hazard, që do të lërë Real Madrid dhe mesfushorin 39-vjeçar spanjoll Andre Iniesta, që mbylli karrierën e tij në Japoni.

Sipas “Daily Mirror”, skuadra amerikane, që luan në MLS (Major Soccer League), ka nisur bisedimet me të tri këta lojtarë. Më të avancuara janë bisedimet me Jordi Alba, që mund të mbyllë marrëveshjen që këtë javë.

Ndërsa për Hazard dhe Iniesta bisedimet janë në fazë të avancuar, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Duket se Beckham kërkon të krijojë një mini “el clasico” te skuadra e tij e Inter Miami, duke sjellë yje të ekipeve të Real Madrid e Barcelona.

Prej kohësh kanë nisur bisedimet edhe me mbrojtësin spanjoll Sergio Ramos, që dikur ka luajtur me Real Madrid e që këtë verë mbylli aventurën me PSG.

/BotaSot/

Related posts

Haxhihamza shpallet “Ylli i javës” në Superligë

admin

E pabesueshme, në garë për çmimin “Puskas” edhe një futbollist me aftësi të kuafizuara (VIDEO)

admin

​7 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA

admin

Leave a Comment