AKTUALE

Dje, Lladrovci kishte paraparë mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve pa mbledhjen e dy qeverive

Banner

Tema e djeshme ku u theksua se Albin Kurti nuk e pret Edi Ramën në takim pa mbaruar mbledhjen e dy qeverive, në një intervistë për mediumin “Gazetablic”, Ramiz Lladrovci kishte dhënë opinionin e tij që sot, është konfirmuar. Këtë e bëri të ditur ai me një postim në instagram, ku gjendet edhe vegëza e intervistës.

Lladrovci ka deklaruar se “Nga këto që i tha Kryeministri Kurti, është për t’u brengosur, siç duket, e kemi prek fundin, për keq, si komb. E para, marrëveshjet e përgatitura nga ministrat e dy qeverive, mund të nënshkruhen edhe pa u takuar dy kryeministrat. Kjo është brengosja dhe habia ime e parë, së dyti, kushtëzimi apo shantazhi që del nga kërkesa, është i padobishëm”.

Në fund të intervistës, Lladrovci ka deklaruar “Politika nuk është e shëndetshme për inatçorët apo për hakmarrësit. Politika i ka hatërmbetjet afatshkurtra, deri sa shfaqet problemi apo çështja më e madhe. Këto llogari e raporte duhet t’i njohin kryeministrat tanë. Por, është absurde që të kërkosh të llastohesh dhe kur bën ndërskamca. Shkurt, popullorçe, “nuk mund të jesh edhe djalë i kerrit, edhe dhëndër, edhe tupanxhi që dirigjon hapat e valles”. Bindja ime është se Kosova nuk e meriton të jetë dhe të trajtohet si mizë e kalit në rajon apo në Evropë”, ka deklaruar Ramiz Lladrovci, për Gazetën Blic.

Banner

Related posts

“Nuk ka vepër penale në veprimet për të cilat akuzohet Grubi”

Gjyla Halili

REISUL ULEMA MORI PJESË NË MBLEDHJEN E RREGULLT TË FAKULTETIT TË SHKEMCAVE ISLAME – SHKUP

Gjyla Halili

Fluks i shtuar i veturave në Tabanoc dhe Bogorodicë

Gjyla Halili

Leave a Comment