AKTUALE

Brenda 10 ditësh vendimi për vitin shkollor, Shaqiri: Po analizohen të gjitha rrethanat

Komisioni për resurse njerëzore i Ministrisë së Arsimit javën e ardhshme do të prezantojë tre propozimet për fillimin dhe përfundimin e vitit shkollor dhe brenda 10 ditësh do të bëhet e ditur nëse do të ketë zhvendosje të fillimit të vitit shkollor që aktualisht është 1 shtatori.

“Javën që vjen në seancë të resurseve njerëzore do të ketë përfaqësues nga sindikatat, unioni i nxënësve, për të parë nga afër mendimet dhe bashkërisht kur të vendosim do t’i propozojmë Qeverisë. Brenda afatit dhjetë ditësh ne do të kemi datën e saktë për fillimin e vitit të ri shkollor… Duam duke marrë parasysh zhvillimet e klimës, arsye tjetër duke parë mundësinë se shumë shtete kanë pushimin pranveror, të gjitha janë marrë në një analizë, që është bërë për të mirë për procesin edukativo arsimorë”, deklaroi Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Shaqiri nënvizon se pavarësisht vendimit, nxënësit nuk do të humbin asnjë ditë nga procesi edukativo-arsimor.

“Pa dallim cili vendim do të mirret është e rëndësishme se brenda këtij viti shkollor që në fillim do të vendoset për të punuar të gjithë ditët e parapara në bazë të ligjit për kalendarin e punës. Ju e dini se 1 shtatori është ditë e premte dhe 8 shtatori, kur është festë shtetërore është ditë e premte gjithashtu, e dijmë që nga të dhënat që i kemi marr në këtë periudhë janë të shumtë nxënësit të cilët mungojnë për arsye të vazhdimit të pushimeve vjetore të cilat i kanë”, tha Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Viti i ri shkollor 2023-24 propozohet të nis nga mesi i shtatorit dhe të përmbyllet nga fundi i muajit qershor. Megjithatë mund të mbetet edhe 1 shtatori, por gjatë vitit shkollor të shoqërohet me një pushim të shkurtër pranveror. /Alsat.mk

Related posts

Rreziku nga i nxehti, Brataj këshillon qytetarët: Tregoni kujdes, çdo temperaturë mbi 30 gradë edhe në hije është e rrezikshme!

admin

Lloga: Në burgje vuajnë njerëz të pafajshëm

admin

Marsi që bashkon Epopenë çlirimtare të Jasharajve dhe fitoren elektorale të Malësorëve

admin

Leave a Comment