AKTUALE

Haradinaj përmend një “qeveri të unitetit kombëtar” përfshirë edhe VV-në, por pa Kurtin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se gjendja në vend është shumë serioze.

Ka shtuar se Qeveria Kurti është në drejtim të rrezikshëm dhe po e rrezikon Kosovën dhe ekzistencën e saj. Sipas tij, për këtë arsye kanë dërguar mocion kundër tij.

Haradinaj ka thënë se në mbledhjen e partisë kanë vendosur për krijimin e disa strukturave për t’u përballur me situatën.

“Sipas bindjes tonë, nuk e kemi mundësinë me shku menjëherë në zgjedhje. E diskutuam si opsion edhe mundësinë e një qeverie të unitetit kombëtar ku do të ishin të gjitha partitë politike, përfshirë edhe VV-në, pra një qeveri të ardhshme pa Kurtin, deri në zgjedhjet e ardhshme që do ta kthente Kosovën në normalitet. Është e pakuptimtë që në Parlament të vazhdojmë me punët e zakonshme pasi nuk është situatë e zakonshme. Ne do të bashkëpunojmë me opozitën, për bojkot në Parlament por edhe me mundësinë e protestave”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se rreziqet për Kosovën janë reale.

“Unë u bëj apel kryeministrit Albin Kurti dhe Vjosa Osmanit t’i marrin parasysh tri kërkesat e BE-së. Neve nuk na takon që të jemi në listën e vendeve të ndëshkuara prej aleatëve tanë”, ka thënë ai.

Related posts

Takim Mexhiti-Miljaniq: Ngritja e Partneritetit dhe Rrugëtimi Drejt Integrimit Europian

Gjyla Halili

Çitaku: 17 Shkurti i 2008-tës ishte dita më e ngrohtë e shekullit

Gjyla Halili

Bexheti: Vazhdon zhvillimi i zonës ekonomike në komunën e Sarajit

Gjyla Halili

Leave a Comment