SHOWBIZ

U konsideruan si mëkat, sot bëhen 77 vjet nga dalja për herë të parë e bikineve

Më 5 korrik të vitit 1946, bikinit dalin për herë të parë në shitje menjëherë pas një sfilate të modës në pishinën Molitor në Francë.

Shumë vende perëndimore i shpallën ato të paligjshme, ndërsa Vatikani i futi në listën e mëkateve.

Bikinit filluan të popullarizohen nga yjet aktore si Brigitte Bardot dhe Ursula Andress dhe nga mesi i viteve 1960 u bënë të zakonshme në plazhe.

Stilisti francez Louis Reard, që krijoi këtë veshje, i quajti “bikini”, duke marrë emrin nga ishulli Bikini në Oqeanin Paqësor; katër ditë më parë, më 1 korrik 1946, Shtetet e Bashkuara kishin kryer provën e parë bërthamore në ishullin Bikini.

Reard shpresoi se duke përdorur emrin “bikini”, do të shkaktonte të njëjtin shpërthim edhe në fushën kulturore.

Banner

Related posts

Dua, fytyra zyrtare e një marke makine të njohur

admin

Të lindur për të pasur sukses në rrjetet sociale, njihuni me këto dy shenja të zodiakut

admin

Pas Bebe Rexhës një tjetër këngëtare shqiptare sulmohet

admin

Leave a Comment