Ndryshimet kurrë nuk ndalen dhe në Itali priten të reja.
Seria A mendohet se do të luhet gjatë gjithë javës, sidomos kur të ketë ndeshje në mesjavë, të paktën ky është programi i ri i televizioneve.
Tre platforma televizive, DAZN-I, Skaj Sporti dhe Mediaseti po luftojnë për të drejtat e transmetimit të atij që dikur ishte kampionati më I bukur në botë. Pritet që ndeshjet e fundjavës të nisin që të premten, dhe të përfundojnë të hënën, pra nuk bëhet fjalë më për dy ditë, veçse për katër.
I tillë është interesimi i tifozëve dhe jo vetëm në Itali, por edhe në gjithë botën, saqë 10 sfidat e një xhiroje të ndahen në katër pjesë.
Shpesh do të ketë ndeshje mesjavë, për shkak të ngjeshjeve të kalendarit, pra kjo do të bëjë që skuadrat e Serisë A të jenë në fushë që nga e hëna deri në të hënën e ardhshme.
Përsa i përket sezonit të ri, në Itali parashikohet që gara për titull do të jetë shumë më e fortë sesa në edicionin që u mbyll pak javë më parë.
Jo vetëm Napoli kampion, por edhe Milani e Interi paraqiten si pretendente të forta, ndërsa enigmë do të jetë Juventusi.
/BotaSot/