BOTA

Vdekja e Viktoria Amelina pikëllon botën e shkruar! Shkrimtarë, gazetarë dhe aktivistë nga mbarë bota shprehin ngushëllimet

Banner

Shkrimtarë, gazetarë, aktivistë dhe shumë të tjerë në mbarë botën kanë shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e shkrimtares dhe aktivistes ukrainase, Viktoria Amelina.

Amelina vdiq gjatë fundjavës nga plagët e marra gjatë një sulmi të javës së kaluar me raketa ruse në një restorant në Kramatorsk të Ukrainës. 37-vjeçarja Amelina gjendej në restorantin Ria Lounge në Kramatorsk me një delegacion shkrimtarësh dhe gazetarësh nga Kolumbia në kohën e një sulmi ajror rus më 27 qershor. Ajo vdiq më 1 korrik, pas plagëve të marra gjatë atij sulmi.

Gjithsej 13 persona, përfshirë tre fëmijë, u vranë dhe të paktën 60 u plagosën në atë sulm.

Mikja jonë më e dashur dhe shkrimtarja e aktivistja e shkëlqyer ukrainase, si dhe aktivistja e të drejtave të njeriut, Victoria Amelina ndërroi jetë”, shkroi në Twitter presidenti i klubit ukrainas PEN, Volodymyr Yermolenko. “E vrarë nga një raketë ruse”.

Që nga pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022, Amelina, 37 vjeçe, kishte dokumentuar krimet e supozuara të forcave ruse për organizatën joqeveritare të të drejtave të njeriut, Truth Hounds. Ajo u shqua për zbulimin e ditarit të shkrimtarit Volodymyr Vakulenko, i cili u arrestua dhe u vra nga forcat ruse në qytetin Izjum në fillim të luftës në Ukrainë. Ditari, i cili ishte groposur në kopshtin e tij, përshkruante mizoritë e supozuara ruse gjatë pushtimit të Izjumit.

Udhëheqësja në mërgim e opozitës bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, shkroi se i ishte “thyer zemra” nga lajmi për vdekjen e Amelinës.

“Ajo ia kushtoi jetën dokumentimit të krimeve të luftës në Ukrainë dhe tragjikisht u bë viktimë e një sulmi burracak rus ndaj civilëve”, shkroi Tsikhanouskaya në Twitter.

Avokatja ukrainase e të drejtave të njeriut, Kateryna Busol, shkroi se Amelina kishte “një zemër që ndiente, shihte, kërkonte dhe fliste, përplot integritet, kujdes, hir dhe vërtetësi”. Katerina Sergatskova, një gazetare dhe aktiviste ukrainase, e quajti Amelinën “person brilant, ëndërrimtare dhe shkrimtare e kthyer në hetuese të krimeve të luftës”.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar se sa e padrejtë është [vdekja e saj]”, shtoi ajo. Në kohën e vdekjes së saj, Amelina po punonte për një libër në anglisht të titulluar “Ditari i Luftës dhe Drejtësisë: Një shikim i gruas që shikon luftën”.

Një ditë pas sulmit ajror rus, autoritetet ukrainase arrestuan një burrë dhe e akuzuan atë se e kishte ndihmuar Rusinë ta kryejë atë sulm.

Amelina kishte lindur në Lviv më 1 janar të vitit 1986. Ajo kishte diplomuar në nivelin master për Teknologji kompjuterike nga Universiteti Politeknik i Lvivit.

Romani i saj i parë, “Sindroma e Nëntorit”, u botua më 2014 dhe u përfshi në listën e ngushtë për çmimin “Valeriy Shevchuk”. Romani i saj i dytë, “Mbretëria e ëndrrave të Domit”, u botua në vitin 2021 dhe ishte finalist për Çmimin Evropian për Letërsi. Ajo fitoi çmimin letrar Joseph Conrad më 2021./REL


Top Channel

Banner

Related posts

SHBA, shtohen paralajmërimet për një mbyllje të qeverisë, ndërsa republikanët kërkojnë shkurtime të tjera

admin

Vritet një grua izraelite në një sulm në Bregun Perëndimor

admin

SHBA jep 85 milionë dollarë ndihmë për të prekurit nga tërmetet në Turqi dhe Siri

admin

Leave a Comment