SHQIPËRI

Clinton në takim me kamarierin që i kishte thënë se familjen e ka gjallë falë tij

Ish-presidenti i ShBA-së, Bill Clinton, është duke mbajtur një takim me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, dhe kamarierin kosovar, Arben Hysenaj.

Ata janë duke e zhvilluar takimin në villën qeveritare shqiptare. Cliton dje gjatë fjalimit të tij plotë emocion tregoi për një falënderim që e kishte marrë nga Arbeni.

“Kur isha në një restorant në New York, me 12 njerëz në një sallë private ku po diskutonim gjëra të rëndësishme themelore, dhe një kamarier erdhi që të merrte porosinë. Ai e pa se kush ishte aty, uli tabakun që kishte ujin dhe u ul në gjunjë dhe më pa e më tha: “Falë teje, familja ime është gjallë”. Dhe njerëzit e tjerë më të cilët isha nuk e kishin idenë se çka po ndodhte. Unë ua shpjegova se ishte shqiptar nga Kosova”, tha Clinton.

“Ai u çua dhe foli me njerëzit aty për jetën e tij familjare, për atë se çka kishte kaluar”, shtoi ai.

Dje, Bill Clinton në një ceremoni shtetëror u nderua nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, me medaljen “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.

Banner

Related posts

Analisti serb: Lirimi i policëve të Kosovës është kapitullim për Vuçiqin, më mirë të mos i arrestonte

admin

Rritja e pagave të mësuesve/ Rama: Baza për arsimtarëve të gjimnazit do të jetë mbi 100 mijë lekë

admin

Lëkundje të forta tërmeti në juglindje të Shqipërisë

admin

Leave a Comment