BOTA

Rusia akuzon Ukrainën për një sulm me dronë afër Moskës

Rusia ka akuzuar Ukrainën se ka kryer sulm me dronë në Moskë dhe në zonat përreth që ka rezultuar me ndërprerjen e përkohshme të operimit në aeroportin Vnukovo, në kryeqytetin rus.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se ka zmbrapsur sulme nga pesë dronë ukrainas në Moskë dhe rajonet përreth.

Sipas kësaj ministrie, mbrojtja ajrore ka rrëzuar katër dronë, ndërkaq droni i pestë është penguar dhe më pas është rrëzuar.

Nuk ka dëme dhe viktima në njerëz si pasojë e “këtij sulmi terrorist”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.

Kievi ende nuk ka komentuar për këtë rast.

Por, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase më herët gjatë të martës ka raportuar për luftime të ashpra ditën e kaluar në Bahmut, Liman, Avdijivka dhe Marijnka në Donjeck. Ky shtab tha se në 24 orët paraprake janë zhvilluar 40 përleshje të armatosura.

Ushtria ukrainase tha po ashtu se më 3 korrik forcat ruse kanë kryer 56 sulme ajrore dhe 77 me sisteme raketore.

“Armiku ka kryer 56 sulme ajrore dhe 77 sulme me sisteme raketore ndaj pozicioneve të trupave tanë dhe zonave të banuara”, tha ushtria në përditësimin e të dhënave për luftën të publikuar më 4 korrik, duke shtuar se nga këto sulme janë vrarë dhe plagosur një numër i paspecifikuar i civilëve.

“Fatkeqësisht, ka të vdekur dhe të plagosur në mesin e civilëve dhe ka shkatërrim dhe dëme në infrastrukturën civile, ndërtesa të larta dhe ndërtesa private të banimit”, tha ushtria ukrainase.


Top Channel

Related posts

Greqia mund ta regjistrojë fundjavën më të nxehtë në 50 vjetët e fundit

admin

Shtetet e Amazonës kërkojnë veprime urgjente për ndryshimet klimatike

admin

Presidenti i Iranit kërkon lehtësim të sanksioneve amerikane

admin

Leave a Comment