KOSOVË

Vuçiq i ra pishman që i tha “po” marrëveshjes bazike

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka rënë pishman që i ka thënë ‘po’ marrëveshjes bazike të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Për normalizim na duhet menjëherë zbatimi i marrëveshjes. Ne kemi marrëveshje me Serbinë, kjo është e arritur shumë e madhe e Brukselit. Kjo marrëveshje është pjesë e konkluzioneve të Këshillit të Evropës që në mënyrë unanime e ka bërë pjesë të veten marrëveshjen e arritur. Kjo marrëveshje duhet zbatuar. Sot nuk kemi normalizim sepse nuk kemi zbatim të marrëveshjes. Dialogu është vetëm për zbatim se ne marrëveshjen e kemi. Është bindja ime e fuqishme nga takimet që kam pasur se Vuçiq i ka rënë pishman që i ka thënë ‘po’ marrëveshjes bazike, ndonëse ka thënë po që të mos nënshkruajë, ndërsa tani i ka rënë pishman që ka thënë po”, ka thënë Kurti.

Banner

Related posts

Po të kisha thënë atë që tha Kurti, do më kishin “varur”

admin

Pres nga Perëndimi propozimin për uljen e tensioneve me Kosovën

admin

Vajza rrah nënën e saj

admin

Leave a Comment