AKTUALE

Masat e BE-së ndaj Kosovës, LDK merr vendim për bojkotim të mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se LDK-ja do të bojkotojë mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit, si shenjë revolte ndaj situatës së krijuar në vend.

“LDK nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë për shkak të situatës së krijuar lidhur me sanksionet e BE-së të vendosura ndaj Kosovës. Vlerësojmë që është e dëmshme për Kosovën. Prandaj nuk do të marrim pjesë në mbledhjen e Kryesisë as në të ardhmen”, ka deklaruar Gashi.

Gashi ka shtuar se për veprimet e mëtutjeshme do të merren vendimet në kryesinë e partisë shumë shpejt.

“Jemi në një situatë që është shumë e rrezikshme për vetë ekzistencën e shtetit të Kosovës”, tha ai. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Snopçe: Pa deputetët shqiptarë qeveria do të jetë jo stabile dhe jo funksionale

Gjyla Halili

Procesi zgjedhor në BE do të ndikojë edhe në angazhimet në Ballkan

Gjyla Halili

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Gjyla Halili

Leave a Comment