KOSOVË

Shpërthim në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë të hënë në rrugën “Kolashini” te “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Ai ka thënë se Policia nuk ka arritur ta konfirmojë saktë vendin ku është hedhur mjeti shpërthyes, por që nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.

Elshani ka thënë se mjeti i cili dyshohet se ka shpërthyer në atë zonë, ka qenë shok-bomb.

“Sot me datën 03.07.2023 rreth orës 00:52 , është pranuar një informatë se në rrugën Kolashini te tre rrokaqiejt është ndëgjuar një detonim/shpërthim. Njësitet policore kanë dalur dhe kanë patrulluar në atë lokacion, njëkohësisht kanë biseduar me disa qytetar, por nuk është lokalizuar ndonjë vend se ku ka ndodhur detonimi/shpërthimi”, ka thënë Elshani./21Media

Related posts

Kapet naftë ruse pa leje, policia ndalon anijen me 22 mijë ton në Portin e Durrësit

admin

Me Amerikë nuk ka lojë, i thotë Arifi kryeministrit Kurti

admin

Kurti dhe Vuçiq të mos dalin nga konferenca e radhës pa marrëveshje

admin

Leave a Comment