AKTUALE

ALI AHMETI PËR NGUSHËLLIME NË DEVAJË TË VITISË

Me Udhëheqësin e ilegalin e madh të LPK-së, me themeluesin e Komandantin e lavdishëm të UÇK-së, me birin besnik të Atdheut Ali Ahmeti dhe me Zv. Ministrin e Brendshëm të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Nazim Bushi, sot më 2 Korrik 2023, në fshatin Devajë në Komunën e Vitisë për ngushëllime në familjen e njërit prej anëtarëve të hershëm të Lëvizjes Popullore të Kosovës, dhe pjesëtarit të rretheve të para në mërgim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ilaz Bajrami – Kosova!

Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, në fjalën e Tij, para familjarëve, djemëve, vëllezërve dhe të afermëve të Ilazit, dhe të gjithë të pranishmëve, ju foli me admirim dhe mirënjohje, për kontributin e madh që i ka dhënë i ndjeri Ilaz Bajrami, përpjekjeve dhe luftës për liri e çlirim nga Serbia pushtuese!

Ismet Sylejmani,
Gjilan, 2 Korrik 2023!

Banner

Related posts

Reagon ASH: Qeveria monoetnike të ndal së përdoruri aparatin shtetëror si mjet represioni kundër shqiptarëve

Gjyla Halili

“Shqiptaria është me Shkupin”, më 26 maj protestohet edhe në Tiranë!

Gjyla Halili

Pemtë që kanë pak sheqer dhe ato që kanë shumë

admin

Leave a Comment