SHQIPËRI

Hyri në liqen për t’u larë, humb jetën nga infarkti 44-vjeçari

Një 44-vjeçar nga Shkupi ka humbur jetën në Pogradec pasditen e sotme. Sipas policisë, rreth orës 18:00, në fshatin Udënisht, Pogradec, në liqenin e Ohrit, një 44-vjeçar, nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, në momentin që është futur në liqen për t’u larë ka ndërruar jetë.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk u konstatuan shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Banner

Related posts

Meta nuk e pret Berishën/ Pas takimit me Yuri Kim prezanton listën e kandidatëve

admin

Rama mbërrin në Vlorë, takim me asamblenë e PS-së

admin

I riu shqiptar erdhi i pajetë, Spanja pranon të kthejë zemrën e Saimir Sulës

admin

Leave a Comment