BOTA

Si kurrë më parë! Putin shfaqet publikisht pas rebelimit të Wagner, përpjekje të dëshpëruara për të rifituar imazhin

Presidenti rus, Vladimir Putin është nisur drejt Dagestanit, në një nga paraqitjet e para publike që pas grushtit të shtetit nga grupi i Wagner, i mbetur në tentativë.

Me një imazh të kuruar deri në detaj, syzet klasike dhe një kostum të zi, Putin duket se është sforcuar shumë për të rifituar imazhin e përbaltur 5 ditë më parë, kur gjithë bota pas se si Wagner i Yevgeny Prigozhin u ngrit nga kampet në Ukrainë, hynë në Rusi, morën kontrollin e qytetit jugor Rostov-on-Don, dhe më pas penetruan për çështje minutash nga Jugu drejt Sheshit të Kuq të Moskës.

Putin vizitoi kështjellën Naryn-Kala në Derbent, ku u përshëndet nga turma adhuruese aty pranë. Presidenti rus kryesoi gjithashtu një takim kushtuar zhvillimit të turizmit.