AKTUALE

Stoltenberg sërish i bën thirrje Kosovës e Serbisë për shtensionimin e situatës dhe kthimin në dialog

Në njoftimin e NATO-s bëhet e ditur se Stoltenberg ka folur edhe për situatën në Kosovë në takimin me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.

Ai ndër të tjera ka thënë se dialogu është e vetmja mënyrë për të ecur para.

“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga çdo gjë që mund të përshkallëzojë më tej tensionet dhe të kthehen menjëherë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, që është e vetmja rrugë përpara”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm ka folur edhe për rëndësinë e misionit të KFOR-it të NATO-s në Kosovë, i cili tha se vazhdon të përmbushë mandatin e OKB-së. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Viktor Isjanovski zgjidhet kryetar i Odës së ekspertëve

Gjyla Halili

WOLF trondit Tiranën – 8 tituj kampioni për klubin nga Maqedonia e Veriut

Gjyla Halili

Parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili

Leave a Comment